Ukraina
Kryqi i Kuq u kërkon Ukrainës dhe Rusisë që të bien dakord për evakuime të sigurta
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) me seli në Gjenevë u ka bërë thirrje Ukrainës dhe Rusisë që të arrijnë një marrëveshje të qartë për evakuimin e civilëve nga qyteti i rrethuar në jug të Ukrainës, Mariupol, dhe vende të tjera të goditura nga lufta, përcjell albinfo.ch.
Drejtori i Përgjithshëm i KNKK-së, Robert Mardini, i tha Reuters të martën se organizata humanitare nuk do të marrë pjesë në asnjë evakuim të detyruar, të civilëve nga Ukraina dhe se nuk kishte informacion të dorës së parë se kjo po ndodh.
Ai tha gjithashtu se kishte një “fushatë dezinformuese” kundër KNKK-së në mediat sociale.
“Shqetësimi ynë është se vetë intensiteti i luftimeve po i vë në rrezik civilët, fakti që në vende si Mariupol civilët nuk janë në gjendje të largohen në kushte të sigurta, nuk ka pasur marrëveshje konkrete nga palët në konflikt për evakuimin e sigurt të civilëve, as nuk ka pasur dritë jeshile për të futur ndihma humanitare”, tha Mardini.
Ai përsëriti qëndrimin e organizatës për çështjen e evakuimeve të detyruara që u përshkrua në një deklaratë të KNKK-së, e botuar më 26 mars.
KNKK thotë se është i shqetësuar se keqinformimi në lidhje me këtë çështje mund të ketë një ndikim të madh te njerëzit e prekur nga konflikti në Ukrainë dhe që gjithashtu po vë në rrezik stafin dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq në terren dhe mund të rrezikojë aksesin te njerëzit që kanë nevojë për ndihmë urgjente, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











