Lajme
Kryetari i Bashkisë së Romontit dënohet për ushtrim dhune mbi policët
Sipas urdhrit penal, Jean-Claude Cornu është fajtor për dhunë dhe kërcënime ndaj autoriteteve dhe zyrtarëve policorë
Kryetari i bashkisë së Romontit në kantonin e Fribourg-ut, Jean-Claude Cornu, është dënuar për disa vepra penale.
Sipas urdhrit penal, Cornu është fajtor për dhunë dhe kërcënime ndaj autoriteteve dhe zyrtarëve policorë, transmeton albinfo.ch. Pas një mosmarrëveshjeje private në mars, ai refuzoi të shoqëronte dy oficerë policie për marrje në pyetje. Kryetari i bashkisë kapi një oficer nga jaka dhe e kërcënoi me dhunë.
Nën ndikimin e alkoolit, ish-administratori i distriktit të rajonit Glâne u prangos dhe u dërgua në stacionin e policisë në mars.
Zyra e prokurorit publik e dënoi Cornun me një gjobë me kusht prej 4,000 frangash zvicerane, raporton gazeta “La Liberté”. Ai gjithashtu duhet të paguajë një gjobë dhe shpenzimet gjyqësore, shkruan srf.ch.
Cornu i tha gazetës se pranon përgjegjësi të plotë për veprimet e tij.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










