Kosova
Kryesia e LVV-së reagon pas votimit të rezolutës për dialogun
Në një letër të gjatë të titulluar “Kaskada e vasalitetit”, kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar pas votimit të rezolutës së paraqitur nga PSD në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas kryesisë së LVV-së, grupi për dialog me Serbinë i votuar mbrëmë në Kuvendin e Kosovës nuk është kurrfarë delegacioni shtetëror por eventualisht një ekip qeveritar.
“Në të gjithë tekstin e kësaj rezolute, fjala ‘shqiptar’ nuk figuron askund. Në gjithë tekstin e kësaj rezolute fjala ‘reciprocitet’ nuk figuron askund”, thuhet në qëndrimin e LVV-së.
Sipas Kryesisë së LVV-së: “Grupi për dialog me Serbinë është shprehje e sprapsjes së kryeministrit karshi presidentit, meqenëse kryeministri do të duhej ta udhëhiqte këtë proces në shtetin tonë që është republikë parlamentare. Po ashtu, ky grup për dialog me Serbinë është shprehje e dëshirës së presidentit për një mbështetje formale nga Kuvendi, meqenëse atij i nevojitet zbutja e vetmisë së madhe në aventurën e tij personale me Serbinë”.
Kryesia e LVV-së, ka thënë se rezoluta e votuar mbrëmë është gabim me hapa.
“Nuk ka “proces të mirëpërgatitur” pa shqyrtuar dialogun paraprak dhe pa u distancuar nga presidenti aktual. Nuk po nxjerrim mësime nga e kaluara, nuk po e marrim vesh se ku tamam ndodhemi sa i përket zbatimit të 33 marrëveshjeve dhe ndikimit të tyre, dhe, nuk u bë distancimi nga e kaluara dhe e tashmja e presidentit. Gabimet e reja do të jenë gabime të vjetra. Grupi i votuar dje në Kuvend kësisoj merr përgjegjësinë për dialogun e mëparshëm dhe për akrobacitë aktuale e të ardhshme të presidentit. Mbrëmë ata u bënë bashkëfajtorë”, thuhet tutje në qëndrim.
Gjithashtu i tërë procesi i votimit dhe dërgimit të rezolutën në kuvend sipas LVV është process i nxituar.
“Nxitimi me seancë urgjente në ditë pushimi mund të ketë qenë i induktuar veçse nga Serbia, meqë Beogradi u shqetësua tejet shumë nga entuziazmi i qytetarëve të Kosovës me rastin e miratimit të tri ligjeve për ushtrinë e Kosovës dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Po ashtu, dihet që dialogu i Kosovës me Serbinë pakrahasimisht më shumë i nevojitet Serbisë sesa Kosovës. Ajo nuk përparon dot në integrimet evropiane pa marrëveshje me Kosovën, ndërkaq për ne as liberalizim të vizave nuk ka”, thuhet në qëndrimin e LVV-së.
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet














