Lajme
Pritet shtyrja e datës së rihapjes në Britani
Kryeministri britanik, Boris Johnson, pritet të njoftojë shtyrjen e heqjes së kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ashtu siç qe planifikuar më parë për datën 21 qershor.
Johnson u tha mediave të dielën se qeveria po “sheh me vëmendje të dhënat”.
Ministri i Jashtëm, Dominic Raab, theksoi se qeveria kërkon të shmangë heqjen dhe rivendosjen e herëpashershme të masave, gjatë një interviste për BBC.
“Duhet të orientohemi nga të dhënat dhe faktet”, teksa theksoi rëndësinë e “lidhjes kritike” që ekziston midis përhapjes së virusit dhe shtrimeve në spital si “çështjen më të rëndësishme për momentin”.
Plani prej katër hapash i Anglisë për të hequr kufizimet e mbetura mbi bizneset, përfshirë baret, restorantet dhe klubet e natës, si dhe një sërë ceremonish si dasma e funerale, pritej të hynte në fuqi më 21 qershor.
Por, nga ana tjetër, Mbretëria e Bashkuar po përjeton një valë të re infektimesh, kryesisht si pasojë e variantit Delta.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










