Shqipëria
Kryeministri i Maqedonisë në Tiranë, pati mesazhe edhe për opozitën
Rama propozon një model të zonës Schengen në Ballkan.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka qendëruar në një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku është pritur nga homologu i tij, Edi Rama.
Zaev deklaroi se janë gati të thellojnë bashkëpunimin me Shqipërinë.
Ai e falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë Maqedonisë së Veriut për t’u integruar drejt NATO-s, ndërsa e cilësoi vitin 2019 të rëndësishëm sa i përket integrimit për të dyja vendet. Zaev nuk ngurroi t’i japë një mesazh edhe opozitës shqiptare.
“Përvoja na dëshmoi se dialogu mes pushtetit dhe opozitës siguron rrugën para për shtetin, kjo është rruga nga e cila duhet të ecin para të gjitha shtetet e Ballkanit”, tha Zaev.
Ndërsa Kryeministri Rama foli pas takimit për një zonë Schengen Shqipëri -Maqedoni e Veriut. Ky model është keqkuptuar tek-tuk, kur kemi folur për një model Schengen me Kosovën, shtoi ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










