Kosova
Kryeministri i Kosovës kundërshton ligjin për paga, pasi ai ua zvogëlon pagat gjyqtarëve

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kundërshtuar vendimin e Komisionit Parlamentar për ta proceduar Ligjin për paga, pasi thotë se me të gjyqtarëve e prokurorëve u zvogëlohet paga. Haradinaj shkroi se është i shqetësuar me vendimin e Komisionit Parlamentar për ta proceduar Ligjin për paga. Ai u bëri thirrje komisionit,
Kuvendit dhe deputetëve që të mos e dëmtojnë sistemin e drejtësisë dhe të reflektojnë, duke u bërë bashkë në mbrojtje të sundimit të ligjit. E, me kryeministrin është pajtuar edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përcjell albinfo.ch
Nëpërmes një komunikate për media, Tahiri deklaroi se ulja e pagave për gjyqtarët e prokurorët rrezikon pavarësinë e sistemit gjyqësor në vend. “Jam tejet i shqetësuar me faktin se parametrat rregullativë të vendosur në këtë projektligj kanë prekur dhe degraduar pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke tjetërsuar konceptin e pavarësisë së sistemit gjyqësor si pushtet i tretë dhe i pavarur. Kam shprehur dhe shpreh mospajtimin tim të plotë me propozimet e dhëna në projektligj, të cilat cenojnë pavarësinë e gjyqësorit”, deklaroi Tahiri.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri nderon Orkestrën “Amadeus” për suksesin në Festivalin Botëror të Orkestrave në Vjenë Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri priti Orkestrën...
-
Festivali “Mërgata”, në Fushë Kosovë: Verë, ritëm dhe shije
-
Kthimi në shtëpi
-
Kosovari me shtetësi zvicerane në gjyq për vdekjen tragjike të të dashurës në Kosovë
-
Tre shqiptarë dënohen me 48 vite burg në Itali
Jeta në Austri
-
Austri: Popullsia do të tkurrej ndjeshëm pa imigracion Popullsia e Austrisë vazhdon të rritet kryesisht për shkak të migracionit, pasi normat e lindjeve të...
-
Austri: Shembet ura për këmbësorë në Linz, dy persona plagosen rëndë
-
Austri: Ankesa ndaj kërkesave strikte për efikasitet energjetik në ndërtesat e reja
-
Austri: Vetëm 14% e të rinjve duan të qëndrojnë në vendet e tyre aktuale të punës
-
Pas tragjedisë së qershorit, Grazi ka hapur llogari donacionesh