Koronavirusi: çast pas çasti
Kryeministri i Italisë: Shkollat të mbyllura deri në shtator, nga 4 maji nis rihapja e bizneseve
Italia është ndër shtetet më të goditura nga pandemia e koronavirusit.
Si pasojë e kësaj, jeta në Itali është paralizuar tashmë e dy muaj, por kryeministi Giuseppe Conte ka njoftuar këtë të diel rifillimin e jetës, pas një periudhe të gjatë gjunjëzimi nga përhapja masive e koronavirusit.
Kryeministri Conte ka njoftuar rihapjen e një pjese të madhe të industrive dhe bizneseve duke filluar nga 4 maj, duke i paralajmëruar që të bëjnë shumë kujdes.
Gjithashtu, është vendosur që shkollat të qëndrojnë të mbyllura për këtë vit shkollor dhe të rihapen në shtator, pra në vitin e ri shkollor.
“Ne nuk jemi në gjendje të rivendosim lirinë e plotë të lëvizjes. Shkollat janë shumë të rëndësishme për ne dhe do të hapen përsëri në shtator”, ka thënë Conte.
Kryeministri është shprehur për mediat italiane se disa aktivitete të rëndësishme ekonomike strategjike mund të rifillojnë së shpejti, ndoshta brenda javës tjetër, përfshirë sektorët e prodhimit.
“Prioritet duhet t’u jepet bizneseve të drejtuara nga eksporti që kanë rrezik të ulen nga zinxhirët e furnizimit global”, ka thënë ai, ndërsa ka shtuar se shëndeti dhe siguria e punonjësve ishte gjithmonë përparësia kryesore.
Frika se jugu i varfër i Italisë do të shohë shpërthime në një shkallë të ngjashme me veriun, deri më tani nuk është provuar, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











