Kosova
Kryeministri Haradinaj, në vizitë disa familjeve për Festën e Pashkëve
Në kuadër të Festës së Pashkëve, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar katër familje në Gjakovë dhe Klinë, shkruan albinfo.ch.
E në njërën nga këto vizita i është bashkuar edhe kryeparlamentari Kadri Veseli.
“Shqiptarët, shekuj me radhë, kanë kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetrit. Kjo pasuri, është ndër vlerat më unike të së kaluarës dhe të sotmës së shqiptarëve. Sipas traditës sonë të çmuar, me kryeparlamentarin Kadri Veseli, në familjen e Lekë Lekajt në Novosellë të Gjakovës, për ta ndarë së bashku gëzimin e festës së Pashkëve”, ka shkruar Haradinaj përmes faqes zyrtare në Facebook.
Para kësaj, Haradinaj ka qëndruar për vizitë në Palabardh të Gjakovës, në familjen e mikut të tij të ndjerë, Tomë Hajdaraj, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, Haradinaj ka vizituar familjen e Petrit Palushajt në Krushevë të Madhe të Klinës dhe familjen e Don Fran Kolës në Zllakuqan të kësaj komune.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











