Kosova

Kryeministri Haradinaj: Morëm “po”-në e Gjermanisë për liberalizimin e vizave

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka pasur një takim me ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer.

Haradinaj deklaroi se ka marrë “po”-në e Gjermanisë për liberalizimin e vizave.

Pas takimit me ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, morëm “po”-në e Gjermanisë për liberalizimin e vizave. Faleminderit Kancelares Merkel dhe shtetit gjerman për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për popullin e Kosovës”, shkroi Haradinaj.