Lajme
Kroacia fillon të mirëpresë turistët
Disa turistë evropianë të interesuar janë rikthyer në bregdetin piktoresk të Adriatikut në Kroaci
Gjashtë javë bllokim filluan të lehtësohen në fund të muajit të kaluar, dy javë pasi sezoni duhej të kishte filluar.
“Mjerisht, ne jemi akoma të mbërthyer këtu, duke pritur për mysafirët e parë”, tha pronari Denis Grubisa, jahti i të cilit mund të strehojë 38 persona, shkruan reuters, përcjell albinfo.ch.
“Shpresojmë që mysafirët të fillojnë të vijnë nga fundi i qershorit ose fillimi i korrikut”, kjo do ta bënte atë shumë të lumtur, tha ai.
Turizmi përbën gati një të pestën e prodhimit ekonomik të Kroacisë, qeveria pret të zvogëlohet me gati 10 për qind këtë vit për shkak të pandemisë COVID-19.
Vdekjet e raportuara në Kroaci me COVID-19 janë 101, ndërsa të prekur 2.244 persona.
Kroacia ka rihapur kufirin e saj me Slloveninë dhe pret që nga fillimi i qershorit një numër të madh të turistëve nga Austria, Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia e nga Gjermania apo edhe nga Polonia më vonë, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











