Koronavirusi: çast pas çasti
Kroacia e vazhdon afatin e masave deri më 4 maj
Fillon t’i shqyrtojë lehtësimet
Ministri i Brendshëm kroat, Davor Bozinoviq, njoftoi se vendi i tij do t’i vazhdojë masat kufizuese deri më 4 maj, por shtoi se qeveria është duke e shqyrtuar mundësinë e lehtësimit të izolimit.
Para një muaji, qeveria i mbylli të gjitha dyqanet, restorantet dhe shkollat, ndërsa punën patën mundësi ta vazhdonin vetëm dyqanet e ushqimit, barnatoret dhe pikat e karburanteve, shkruan “Reuters”.
Kroatët kanë të drejtë të dalin nga shtëpitë apo banesat për të blerë gjëra ushqimore, për të kërkuar trajtim mjekësor, për të ecur ose për të bërë ushtrime, por jo në grupe dhe gjithmonë duke e shmangur kontaktin social. Shumë njerëz kanë punuar nga shtëpia gjatë kësaj periudhe.
Deri më tani, në Kroaci janë regjistruar 1,832 raste të koronavirusit dhe 39 viktima. Të shtunën, numri i rasteve u shtua me 18 të infektuar të rinj, që paraqet shifrën më të ulët ditore që nga 17 marsi.
Numri i rasteve të reja ka shënuar rënie të vazhdueshme gjatë kësaj jave. 50 raste u shënuan të enjten, ndërsa vetëm 23 të premten. Të dielën e kaluar në Kroaci ishin shënuar 66 infektime të reja për 24 orë.
Ministri Bozinoviq tha se qeveria po e shqyrton mundësinë e largimit gradual të masave të caktuara për ta ndihmuar ekonominë dhe njëkohësisht duke e vazhduar mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines albinfo.ch mund të lexohet online falas edhe gjatë fluturimeve nga Zvicra për Prishtinë dhe Shkup, duke... -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris -
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












