Bota
Kriza e energjisë prek edhe prodhimin e veturave
Kosto e prodhimit të veturave në Evropë tani është rritur ndjeshëm, shumë mbi nivelet e para krizës energjetike
Kriza energjetike në Evropë mund të ulë prodhimin e veturave në kontinent me gati 40% deri në fund të vitit 2023 sipas skenarit më të keq, ose më shumë se 1 milion automjete, paralajmëroi kompania e specializuar “S&P Global Mobility” në një raport.
I titulluar “Dimri po vjen”, raporti vë në dukje se zinxhiri i furnizimit të industrisë së automobilave, tashmë i goditur nga pandemia COVID-19 dhe konflikti Rusi-Ukrainë, “mund të përballet me presion të madh” në drejtim të rritjes së kostove të energjisë apo edhe ndërprerjeve të energjisë, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
“Me rritjen e çmimeve të energjisë në Evropë, një dimër i ashpër mund të vendosë disa sektorë të automobilave në rrezik për të mos qenë në gjendje të mbajnë linjat e tyre të prodhimit në funksion”, thuhet në raport.
Kosto e prodhimit të veturave në Evropë tani është rritur ndjeshëm, shumë mbi nivelet e para krizës energjetike.
Parashikohej që prodhimi nga fabrikat e automjeteve me bazë në Evropë do të ishte midis 4 milionë dhe 4.5 milionë njësi në tremujorin e katërt të vitit 2022 e deri në vitin 2023.
Por, prodhimi mund të ulet në 2.75 milionë deri në 3 milionë njësi gjatë këtij tremujori me kufizime të mundshme të shërbimeve. Të gjithë prodhuesit e veturave do të ndikohen në një masë të caktuar, pasi kompanitë evropiane eksportojnë në të gjithë globin.
Sipas analizës së “S&P Global Mobility”, Gjermania është mbështetur tek Rusia për furnizimet e saj me gaz dhe po heq dorë nga energjia bërthamore, çka e vendosin atë në një situatë të pasigurt energjetike. Megjithatë, Gjermania përfiton nga lehtësitë fiskale të qeverisë së saj, që i jep hapësirë relativisht më të madhe buxhetore për të kapërcyer krizën e energjisë. Më tej, vendi përfiton nga një varësi relativisht e ulët në prodhimin e energjisë elektrike që rrjedh nga gazi dhe nga të qenit në një pozicion të mirë nga këndvështrimi i ruajtjes së gazit.
Ndërkohë, në Britani qeveria ka njoftuar masa prej rreth 200 miliardë funte për konsumatorët dhe industrinë, që përbëjnë gati 7% të PBB-së së vendit dhe më shumë se dyfishin e nivelit të rivalit të saj më të afërt, Italisë. Pa një mbështetje të tillë, Britania e Madhe do të ishte afër fundit të tabelës, në një pozicion të ngjashëm me atë të Italisë, e cila vuan dyfish për shkak të pozicionit të saj të borxhit dhe deficitit buxhetor, si dhe të vetë-mjaftueshmërisë së saj të ulët energjetike dhe mbështetjes në gaz për prodhimin e energjisë elektrike.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













