Shkurt.ch
Krimet në rritje, dyfishohen vjedhjet
Numri i krimeve të kryera në Zvicër është rritur vitin e kaluar. Bëhet fjalë kryesisht për vjedhje, por edhe për vepra të tjera të kundërligjshme
Numri i krimeve të kryera në Zvicër është rritur për 9 për qind vitin e kaluar. Një total prej 750.371 vepra kriminale janë të regjistruara në statistikat e krimit të policisë për vitin 2012, që i bie 2055 vepra të kundërligjshme në ditë.
Është shënuar rritje në veçanti e vjedhjeve (11 për qind, plus 24.276 raste) dhe shkeljeve të ligjit për të huajt (plus 15 për qind, 4687). Gjithashtu ka rritje për 4 për qind të numrit të krimeve të dhunshme. Kjo paraqet një rritje prej 1776 rasteve.
Rritje të dukshme kanë shënuar edhe rastet e sulmeve të provokuara (23 për qind, plus 110 raste), dhuna dhe kërcënimet ndaj zyrtarëve (deri 17 për qind, plus 438 vepra), grabitje (deri 16 për qind, plus 490 vepra të kundërligjshme). Përveç kësaj, për vitin 2012 në Zvicër janë shënuar 15.810 raste të dhunës në familje. Sipas statistikave, bëhet fjalë për një rritje prej 6 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Sa u përket veprave të delikteve me narkotik thuhet të jetë shënuar një rritje të vogël prej 2 për qind, ose 1651 raste të veprave për kundërvajtje. Zviceranët kanë shënuar më pak krime, ndërsa të huajt kanë shtuar veprat e kundërligjshme me plus 3.0%, plus 668 të dyshuar).
Po ashtu është rritur numrin i veprave kriminale të kryera nga azilkërkuesit, bëhet fjalë për 38.7% më shumë raste në vitin 2012. Sipas Zyrës Federale të Statistikave, azilkërkuesit kanë kryer sidomos vjedhjet në Zvicër
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









