Bota
Krerët e shteteve të BE-së u kërkojnë qytetarëve pjesëmarrjen në zgjedhje
Zgjedhjet për Parlamentin Europian kanë një rëndësi të veçantë, pasi qytetarët do të zgjedhin drejtimin që do të marrë BE-ja.
”Ne, kryetarët e shteteve të Bullgarisë, Republikës Çeke, Gjermanisë, Estonisë, Irlandës, Greqisë, Francës, Kroacisë, Italisë, Qipros, Letonisë, Lituanisë, Hungarisë, Maltës, Austrisë, Polonisë, Portugalisë, Rumanisë, Sllovenisë, Sllovakisë dhe Finlandës apelojmë për qytetarët, të cilët kanë të drejtë vote, që të marrin pjesë në votim”, thekson apeli i nënshkruar nga 21 krerët e shteteve europiane.
“Së bashku, në Europë mund të përballemi me sfida. Në muajt e fundit, më shumë sesa në të kaluarën, Bashkimi Europian po përballet me fillimin e procesit të integrimit, disa po flasin për reduktimin e disa fazave të integrimit si liria e lëvizjes ose heqja e institucioneve të përbashkëta, për herë të parë një shtet anëtar synon të largohet nga Bashkimi’’, thuhet në apel, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
”Në të njëjtën kohë, të tjerë kërkojnë një integrim më të madh brenda Bashkimit ose Eurozonës ose një Europe me shumë shpejtësi, ku ka dallime mendimi midis qytetarëve dhe midis qeverive të shteteve anëtare, si dhe mes nesh, megjithatë, të gjithë jemi dakord se integrimi dhe uniteti europian janë thelbësorë dhe se duam që Europa të vazhdojë të jetë e bashkuar’’, theksojnë në apel 21 krerët e shteteve europiane.
”Vetëm një komunitet i fortë do të jetë në gjendje të përballet me sfidat globale të kohës sonë”, përfundon apeli.
E-Diaspora
-
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura Tre viktima nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Majac, 43-vjeçari kishte ardhur për pushime... -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












