Kosova

KQZ: Votat e mbetura të diasporës numërohen sot

Është përmbyllur procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme.

Pas kësaj, KQZ bën të ditur se numërimi i fletëvotimeve të aprovuara do të bëhet sot (e premte, 1 nëntor) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, shkruajnë mediat atje, përcjell albinfo.ch.

Ky proces numërimi fillon në orën 17:00.