Kosova
KQZ dhe rezultatet, kur dhe çka pas shpalljes?
Po bëhet një muaj prej kur qytetarët e Republikës së Kosovës iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur deputetët e rinj të Kuvendit. Por, edhe pse ka kaluar kohë e gjatë, ende nuk ka certifikim rezultatesh. Madje, nuk ka as shpallje të rezultateve përfundimtare.
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë thënë se nuk mund të ketë rezultate nëse ka çështje të parashtruara në institucionet e tjera, PZAP apo në Gjykatën Supreme.
“Aktualisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund t’i shpallë rezultatet përfundimtare, sepse duhet të presim përfundimin e të gjitha çështjeve që mund të jenë parashtruar në institucionet e tjera. Pra, para se të procedojmë me shpalljen e rezultateve përfundimtare, KQZ-ja kërkon konfirmim nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar apo vendosur. Vetëm pasi të kemi këto konfirmime, KQZ-ja mund t’i shpallë rezultatet përfundimtare”, ka thënë për Indeksonline zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, me shpalljen e rezultateve përfundimtare nuk përmbyllet procesi zgjedhor, pasi subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre lidhur me këto rezultate.
“Fillimisht ankesat mund të paraqiten në PZAP dhe në rast se ky institucion hedh poshtë ndonjë ankesë, pala e pakënaqur mund të ankohet në Gjykatën Supreme. Ne gjithashtu duhet të presim vendimmarrjen e tyre, të veprojmë në përputhje me këto vendime, nëse e obligojnë KQZ-në, në mënyrë që pastaj të mund të procedojmë për certifikimin e rezultateve përfundimtare”, ka thënë Elezi.
Në fund, pasi KQZ-ja merr vendimin për certifikimin e rezultateve, e njofton presidentin e Republikës së Kosovës lidhur me rezultatin e këtyre zgjedhjeve.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










