Koronavirusi: çast pas çasti
Kosovë: 120 mijë punëtorë mund të mos paguhen këtë muaj ose të marrin gjysmë page
Përhapja e koronavirusit në Kosovë ka nisur që t’i tregojë efektet e para edhe në ekonominë e vendit. Mbi 10 milionë euro në ditë është bërë e ditur se humb ekonomia e Kosovës, raporton Gazeta Express.
Kreu i OEK-ut, Berat Rukiqi, tha se këtë muaj 120 mijë punëtorë rrezikojnë të mos marrin paga, ose t’i marrin ato të përgjysmuara.
Ai ka shtuar se kjo është pasojë e mbylljes së bizneseve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
“Te sektorët sikur ndërtimi dhe prodhimi kemi rënie të qarkullimit deri më 20%, pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë janë prekur direkt ose indirekt. Nga 240 mijë punëtorë, janë 120 mijë punëtorë që janë jashtë vendeve të punës e që ose do ta marrin pagën të përgjysmuar ose nuk do ta marrin fare”, deklaroi ai.
Rukiqi ka thënë se kompensimi i Qeverisë së Kosovës për punëtorët e sektorit privat prej 170 euro është e vogël, ai ka kërkuar që kjo të rritet në 289 euro.
Ai ka deklaruar tutje se nëse kjo gjendje do të zgjasë me muaj, atëherë do të ketë mbi 1 miliard euro dëme.
“Kjo është jashtëzakonisht shumë për ekonominë tonë. Nëse kjo zgjat deri në 3 muaj, që janë diku 1 miliard euro dëme në ekonominë e vendit”, tha ai.
Rukiqi përmendi se ka rënie të qarkullimit deri në 20% në sektorin e ndërtimit dhe prodhimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











