Kosova
Kosovë: ZRRE-ja miraton tarifat e reja të rrymës
Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë me 5 vota për, asnjë kundër, ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike, pas atij paraprak në 600 KWh që ishte propozuar më parë.
Sipas ZRRE-së, të gjithë konsumatorët që shpenzojmë më shumë se 800 KWh do të kenë dy tarifa.
“Vendosja e bllok tarifave nuk është diskriminuese. Disa nga komentet kanë qenë se a duhet të jetë rritje lineare. ZRRE-ja konstaton se pa një mbështetje, nuk mund t’i arrij synimet. ZRRE propozon që blloku të zhvendoset në 800 KWh, me dy tarifa prej 12.5 centë dhe 5.9 centë. Të gjithë konsumatorët komercialë dhe të amvisëritë, ZRRE-ja propozon që për 800 KWh të ketë zero rritje”, është thënë nga Departamenti i Tarifave të ZRRE-së. ZRRE thekson se 20 për qind e konsumatorëve e tejkalojnë këtë bllok të konsumit.
Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00. Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00.
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili















