Koronavirusi: çast pas çasti
Kosovë: Tre pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë shëndetësore
Në Klinikën Infektive në Prishtinë aktualisht janë të shtrirë nëntë pacientë të prekur me Covid-19. Tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“Janë 9 pacientë me Covid pozitiv, tre prej tyre janë në mjekim intensiv dhe njëri prej tyre është i intubuar. Ndërsa në repart një pacient është në gjendje më të rëndë me oksigjenoterapi”, ka deklaruar infektologia e QKUK-së Vera Ndrejaj.
Në gjithë vendin të infektuar me koronavirus deri më tani janë gjithsej 1.032 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 785 raste, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar Zohran Mamdani bën shqiponjën, reagojnë shqiptarët... -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” -
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz









