Kosova
Kosovë: Policia gati, nga ora 7 e mëngjesit nis gjobitja për ata që lëvizin me targa ilegale
Policia e Kosovës, nga mëngjesi i ditës së nesërme, do të nis zbatimin e vendimit të Qeverisë për targat, duke filluar gjobitjen e të gjithë atyre qytetarëve që ngasin vetura me targa ilegale të lëshuara nga Serbia, PR, KM, GL, DJ etj. Fillimi i masës së re, nis me fillimin e punës së paradites të policisë, nga ora 07:00 e mëngjesit, merr vesh RTK.
“Referuar situatës dhe zhvillimeve aktuale në vend, Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë këto zhvillime dhe në aspektin operacional, bënë vlerësime profesionale konform të cilave ndërmerre masa të nevojshme, të arsyeshme dhe të ligjshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës. Policia e Kosovës e ka bërë të ditur se do të filloj zbatimin e shqiptimit të gjobës sipas legjislacionit në fuqi, i cili sipas vlerësimit dhe planit policor pritet të filloj po në këtë datë (22.11.22) gjatë ndërrimit të paradites”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Vendimit për targat Nr.05/103, deri me datë 21 nëntor ishte paraparë shqiptimi i masës së qortimit, ndërsa nga nesër fillon gjobitja, si shkalla e dytë e vendimit të Qeverisë për targat.
Ndryshe, një ditë para zbatimit të këtij vendimi në Bruksel u zhvillua një takim maratonik ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq të ndërmjetësuar nga shefi i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Jopsep Borrell dhe përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak. Ky takim përfundoi pa marrëveshje.
Vetë kryeministri Albin Kurti propozimin e paraqitur nga BE e kishte konsideruar të papranuar.
“Propozimi ishte që ne t’i pezullojmë gjobat e të vazhdojmë vetëm me qortimet e në anën tjetër Serbia të pushojë me emetimin, prodhimin, lëshimin e targave në Serbi me akronime të Kosovës. Për neve kjo nuk është e pranueshme, nëse kjo nuk shoqërohet edhe me atë për atë çfarë jemi ftuar, pra me urgjencë që të angazhohemi për marrëveshje finale për normalizim të plotë të marrëdhënieve”, ka theksuar Kurti pas takimit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor Shëndeti mendor si rrugëtim i përbashkët: informim, dialog dhe kujdes për veten... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri










