Koronavirusi: çast pas çasti
Kosovë: Karantina, obligative edhe pas hapjes së kufijve
Që nga 18 marsi janë pezulluar të gjitha fluturimet në aeroportin “Adem Jashari”, përveç atyre të veçanta që po realizohen për kthim të kosovarëve nga vende të ndryshme
Pas 1 qershorit, kur edhe fillon faza e tretë e lehtësimit të masave në Kosovë, pritet që të vendoset për hapjen ose jo të kufijve tokësorë dhe aeroportit.
Nga Ministria e Shëndetësisë, përmes një përgjigje me shkrim, kanë thënë se e gjithë kjo varet nga situata e krijuar gjatë kësaj kohe me pandeminë COVID-19.
Sipas Sami Ukës, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, izolimi prej 14 ditësh për personat që do të hyjnë në Kosovë, do të mund të vazhdojë edhe pas hapjes së kufijve, varësisht nga situata dhe mundësitë e krijuara, raporton KOHA.
“Hapja e kufijve tokësorë dhe ANP-së është planifikuar tek pas fazës së tretë varësisht nga vlerësimi i situatës epidemiologjike. Kjo bashkë me karantinimin e mundshëm natyrisht do të bëhet bazuar në praktikat më të mira nga vendet që janë para nesh në këtë proces, situata epidemiologjike, si dhe mundësitë tona”, ka thënë Uka.
Që nga 18 marsi janë pezulluar të gjitha fluturimet në aeroportin “Adem Jashari”, përveç atyre të veçanta që po realizohen për kthim të kosovarëve nga vende të ndryshme.
Zv. ministri i Infrastrukturës, Avni Zogiani, ka thënë se ende nuk kanë ndonjë informacion se kur do të mund të realizohen fluturimet e rregullta, por që do të veprojnë në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së e Ministrisë së Shëndetësisë.
Zogiani ka shtuar se fillimi i udhëtimeve ajrore varet edhe nga situata e krijuar në vende të tjera, dhe se fluturimet për dhe nga shtetet më të prekura nga COVID-19 mund të vazhdojnë të jenë të pezulluara.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme përmes telefonit kanë thënë se hapja e kufijve tokësorë mund të bëhet vetëm atëherë kur e parasheh Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Shpend Nuhiu, shef i kabinetit të ministrit, shkurt ka thënë se janë duke punuar për realizimin e një plani, se si do të veprohet pas hapjes së kufijve, raporton Koha.net, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











