Lajme
Kosovë, miratohet vendimi për rritje të pensioneve
Ministri i Punës, Arban Abrashi tha se pensioni bazë për pensionistët kontributdhënës do të jetë 158 euro, ndërsa më i larti do të jetë 240 euro
Qeveria e Kosovës ka vendosur sot në mbledhje e rregullt të saj, për rritjen e pensioneve bazë deri 158 euro, ndërsa pensioni më i lartë do të shkojë në 240 euro. Këto pensione iu takojnë atyre personave që kanë kontribuar në fondin pensional gjatë viteve të kaluara, por jo edhe pensionistët e pleqërisë që nuk kanë kontribuar në këtë fond.
Vendimin për rritje pagash e arsyetoi ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, i cili tha se ka pasur shumë ankesa nga këta pensionist e të cilët kanë thënë se kanë humbur disa nga dokumentet që dëshmojnë këtë. Sipas tij, të gjithë ata që kanë përvojë mbi 15 vjet pune para vitit 1999, do t’u njihet automatikisht përvoja si 25 vjeçare.
Ai kërkoi nga gjithë pensionistët kontributdhënës që të sjellin dëshmi për kualifikimin e tyre. Abrashi deklaroi se pensioni bazë do të jetë 158 euro dhe me të hyrë në fuqi ky vendim, pensionistët do të marrin pensionet e tyre në mënyrë retroaktive nga janari 2016.
“Me qellim të implementimin të plotë të Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, sot Qeveria miratoi propozimin i cili përcakton që baza e pensionit kontributdhënës të jetë 158 euro. Mbi këtë bazë do të kalkulohet pensioni sipas koeficienteve të bazuar në kualifikimet (edukimin) e pensionisteve kontributdhënës.
Kualifikimet ndahen në kategoritë: edukim fillor, edukim i mesëm, edukim i lartë dhe edukim Universitar. Bazuar në këto kategori, pensioni kontributdhënës bazë do të jetë 158 euro dhe më të lartin synojmë të arrijmë rreth 240 euro”, tha ai.
Pensionistët do të ftohen që të sjellin dëshmitë e tyre mbi kualifikim përkatësisht edukimin e tyre, nga data 18 janar 2016 deri më fund shkurtit 2016, ndërsa pagesat e pensioneve do t’i marrin në mënyrë retroaktive nga data 01 janar 2016.
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri kërkoi nga ministri Abrashi të sqaroi se çfarë do të ndodh me punëtoret e institucioneve, atyre të arsimit, shëndetësisë të cilët kanë punuar gjatë kohës së okupimit në vitet e 90-ta. Abrashi tha se është duke u punuar për ketë kategori.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













