Kosova
Kosovë: Mbi tre mijë e 500 raste aktive me COVID 19
Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë vazhdon të mbetet i lartë. Megjithatë, në javën e fundit është shënuar një rënie e lehtë e rasteve.
Në Kosovë janë 3 mijë e 571 raste aktive me koronavirus, prej të cilëve 516 janë duke u trajtuar në spitalet publike.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se deri më tani në Kosovë janë regjistruar 12 mijë e 168 raste pozitive, nga mbi 46 mijë e 500 të testuar që nga muaji mars, shkruajnë mediat atje, përcjell albinfo.ch.
Deri më tani numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 8.346, kurse numri i rasteve aktive është 3.534.
Nga fillimi i pandemisë, më 13 mars, kur edhe u shënuan rastet e para me koronavirus, numri total i rasteve të vdekjes është 457 persona.
Në anën tjetër, SHSKUK ka njoftuar se 516 pacientë po trajtohen për Covid-19, prej të cilëve 18 janë në respiratorë, 27 me CPAP dhe 347 po trajtohen me oksigjenoterapi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











