Kosova
Kosovë: Kushtetuesja publikon të plotë aktgjykimin për dekretin
I hap rrugë seancës për Qeverinë Hoti.
Gjykata Kushtetuese e ka bërë publik të plotë aktgjykimin për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatarin, duke i hapur kështu rrugë thirrjes së seancës së jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti.
LDK-ka, si parti e dytë që ka marrë mandatin për formimin e Qeverisë, ka thënë vazhdimisht se është gati, porse është në pritje të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese.
Kushtetuesja ditë më parë vendosi në favor të dekretit të presidentit, ndërkohë sot në konstatimet e saj, në pikën 2, thuhet: “Vendos të shpallë njëzëri që dekreti (nr. 24/2020) i 30 prillit i Presidentit të Republikës së Kosovës përmes së cilit ‘z. Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës’, është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 (shpërndarje e Kuvendit) të Kushtetutës së Kosovës”.
Gjykata Kushtetuese që nga 28 maji ka vendosur në favor të presidentit Hashim Thaçi lidhur me dekretin për formimin e Qeverisë.
Uebfaqja e Gjykatës Kushtetuese ka dy orë që nuk është e qasshme.
Aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese për dekretin:
Konstatimet e GJK-së:
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë













