Kosova
Kosovë: Nga tani, gjobën mund të paguani në veturën e Policisë
Çdokush që mund të bie ndesh me rregullat e komunikacionit, e që për këtë mund të gjobitet nga Policia e Kosovës, do të mund t’i paguajë ato në vendin ku edhe gjobitet. Kjo gjë u bë e ditur pas takimit që Drejtori i PK-së, Rashit Qalaj, pati sot me kryeshefin ekzekutiv të Postës së Kosovës, Shefqet Avdija.
Në këtë takim u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit për vendosjen e POS-ve në objektet dhe veturat policore, në mënyrë që qytetarët të paguajnë pagesat e gjobave për kundërvajtje edhe me kartela bankare.
“Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj, priti sot në takim kryeshefin ekzekutiv të Postës së Kosovës SH.A., z. Shefqet Avdija, me ç ‘rast nënshkruan edhe marrëveshje të bashkëpunimit për vendosjen e POS-ve në objektet dhe veturat policore, në mënyrë që qytetarët të paguajnë pagesat e gjobave për kundërvajtje edhe me kartela bankare”, njofton Policia.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










