Koronavirusi: çast pas çasti
Kosovë: Çmimi i naftës ka rënë në nivelin më të ulët në 20 vjetët e fundit
Si pasojë e pandemisë së koronavirusit në Kosovë është shënuar çmimi më i ulët i naftës në këto dy dekadat e fundit.
Kjo gjë po mirëpritet nga qytetarët e në veçanti nga bujqit. Por tregtarët e arit të zi thonë se kjo nuk do të zgjasë shumë.
Qytetarët e Kosovës po e blejnë më së liri naftën në regjion. Veçse zbritja e deritanishme do t’i lërë sërish vend çmimit të vjetër.
“Sot 88 cent dieseli dhe 86 benzina”, tha Fadil Berjani, për Klan Kosovën.
Për përdoruesit e automjeteve ulja e çmimeve e arit të zi është e mirëseardhur e sidomos për ata që merren me bujqësi.
Pandemia globale është shkaktari kryesor i uljes së çmimeve.
Derisa çmimet e derivateve kanë rënë në pompa të benzinës ka rënë edhe numri i punëtorëve.
I pari i naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, tha se sektori i naftës ka pësuar rënie totale, derisa ka kërkuar nga Ministria e Financave t’i ndihmojë këto biznese që ta kalojnë këtë krizë, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur













