Kosova
Kosovë: Pa rishikim të buxhetit, punëtorët s’do t’i marrin nga 170 euro
Asnjë masë e Pakos Emergjente Fiskale nuk do të zbatohet pa u rishikuar buxheti i këtij viti në Kuvendin e Kosovës. Po kështu edhe masa ‘3a’ e kësaj pakoje për punëtorët e sektorit privat që janë punonjës të bizneseve të prekura nga pandemia, nuk do të mund t’i marrin pagat nga 170 euro për muajin maj pa u rishikuar ky buxhet.
Kështu ka thënë për media kosovare këshilltari i ministres së Financave, Lulëzim Krasniqi, i cili beson se më së largu deri në fillim të javës së ardhshme Qeveria do ta procedojë në Kuvend Ligjin për rishikim të buxhetit.
Për shkak të mos rialokimit të mjeteve, Krasniqi theksoi se pa u rishikuar buxheti, edhe një pjesë tjetër e punëtorëve që nuk kanë arritur t’i marrin pagat as për majin prill nga 170 euro nuk do të mund t’i kenë në kontot e tyre.
“Për aq sa ka pasur fonde në dispozicion, janë ekzekutuar nga 170 euro. Pjesa tjetër pritet tash pas rishikimit të buxhetit. Në momentin që ndodh rishikimi i buxhetit, ndahen fondet për mbulim të Pakos emergjente dhe do të vazhdojë menjëherë ekzekutimi i pagave të tjera”, thotë Krasniqi.
Këshilltari i ministres Hykmete Bajrami theksoi po ashtu se mjete (para) ka, por nuk ka në dispozicion të caktuar prej nga mund të paguhen, andaj, sipas tij, duhet rregulluar ligjërisht.
“Rishikimi i buxhetit mundëson që mjetet e nevojshme të sigurohen në linjat e duhura buxhetore. Qarkorja buxhetore iu ka shkuar të gjitha institucioneve buxhetore për t’i bërë rregullimet, ka nevojë të bëhen rregullime për shkak të shpenzimeve në nivelin komunal. Brenda kësaj jave i marrim kërkesat. Përgatitjet e rishikimit besoj që në këtë javë, më së largu deri në fillim të javës së ardhshme, në qeveri përfundojnë përgatitjet dhe vazhdon varësisht prej agjendës në Kuvend të Kosovës. Nuk ka asnjë arsye që të vonohet rishikimi në Kuvend”, tha Krasniqi.
Ai po ashtu thotë se nuk bëhet fjalë vetëm për punëtorët e sektorit privat, por për të gjitha masat e Pakos emergjente fiskale, që bëjnë pjesë edhe ato për biznese dhe çështje sociale.
Komuniteti i bizneset në vazhdimësi është duke kërkuar që të zbatohet pako emergjente që t’u dilet në ndihmë punonjësve dhe bizneseve.
Ndryshe, sipas drejtorit të ATK-së, i cili ka deklaruar javën e kaluar, se nga 193 mijë aplikues me të drejtë page, vetëm nga një pagë (prill) i kanë marrë 171 mijë prej tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat















