Integrimi
Kosovarja tenton të vetëvritet në Gjermani vetëm që të mos kthehet në Kosovë
Një femër 22-vjeçare nga Kosova të enjten pasdite ka tronditur gjithë qendrën strehimore të azilantëve në Fichtelsee të Fichtelbergut në Gjermani.
Pasi i është refuzuar kërkesa e azilit, ajo ka tentuar t’ i japë fund jetës së saj. Kështu femra shqiptare është ngjitur në çatinë e qendrës së azilantëve dhe me një thikë në dorë ka kërcënuar se do të bëjë vetëvrasje, shkruan nordbayerischer-kurier.de, trasnemton albinfo.ch.
E gjithë kjo ka ndodhur sepse ajo nuk dëshiron të kthehet në Kosovë. “Ma më dëshirë dua të vdes në Gjermani sesa në Kosovë”, mësohet t’ u ketë thënë ajo prindërve të saj.
Përpjekjet e forcave të shpëtimit nuk kishin pasur sukses për ta bindur gruan shqiptare të zbresë në tokë, dersia u deshtë të vijnë zyrtarë të komunikimit dhe së bashku me policinë duke biseduar me të arritën ta bëjnë të zbresë nga çatia. Pas dy orësh 22-vjeçarja e preku përsëri tokën me këmbë. Më pas ajo iu dorëzua mjekëve për trajtim, thotë policia, njofton albinfo.ch.
Në vendin e ngjarjes kishin dalë afër 50 forca shpëtimi, duke filluar prej zjarrfikësve, shërbimet e shpëtimeve, policia, emergjenca, një prift, të cilët u kujdesen edhe për familjen.
Gruaja e re shqiptare jeton që 18 muaj me prindërit dhe dy vëllezërit në një dhomë në qendrën e azilantëve afër Fichtelsee. Sipas vëllait të saj, ajo kishte lënë në Kosovë burrin e saj të dhunshëm. Sa ishte në Kosovë, burri e kishte kërcënuar se do ta vrasë atë së bashku më familjen e saj. Kjo ishte edhe arsyeja pse ata vendosen të largohen. Familja kishte ardhur nëpër Hungari deri në Gjermani, por kërkesa e tyre për të fituar të drejtën e azilit është refuzuar. Aktualisht familja ka bërë një padi kundër refuzimit.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












