Integrimi
Kosovarit i kërcënohen 14 vite burg
Një vozitës taksi kosovar nga Cyrihu do të duhet të vuajë dënim me burg prej 14 vitesh. Sipas akuzës, ai me vite të tëra ka mbajtur të mbyllur partneren e tij shëndetlig në banesë, ndërsa gjatë kësaj edhe e ka rrahur.
Prokurori përgjegjës ka folur për një vuajtje shumëvjeçare, e cila ka përfunduar pas një thirrje të dyshimtë telefonike të njërit nga fëmijët, në polici. Më 9 shtator të vitit 2008, policia më në fund arrestoi kosovarin 46-vjeçar.
Që nga e premtja, para trupit gjykues të Gjykatës së rrethit në Cyrih, është duke u përgjigjur një shtetas zviceran, me prejardhje kosovare, për veprat penale “privim të lirisë”, “shkaktim të lëndimeve të rënda trupore”, “lëndim i obligimit për përkujdesje” si dhe vepra të tjera penale, shkruan e përditshmja “20 Minuten”.
Pas leximit të aktakuzës, kërkesa drakonike e prokuroit për dënim prej 14 vitesh nuk ishte ndonjë befasi. I akuzuari, në verën e vitit 2005 ia kishte ndaluar partneres së tij daljen nga banesa e tyre e përbashkët në një lagje të Cyrihut, apo të lajmërojë në polici.
Menjëherë pas kësaj, viktima kishte ikur në entin strehues të femrave, ndërsa pas pak kohësh, ishte nënshkruar një marrëveshje me shkrim, në të cilën ajo kërkonte që i dashuri i saj të ndalonte ushtrimin e dhunës dhe presionit psikik ndaj saj.
Vetëm pas disa javësh, kosovari e shkeli marrëveshjen në fjalë, duke e rrahur të dëmtuarën masovisht me një shufër plastike dhe duke mos e lënë të dalë nga banesa. Gruaja e gjorë është dashur të qëndrojë prapa grilave të banesës deri në muajin shtator të vitit 2008. Me këtë rast, i dashuri kronik për të kontrolluar lëvizjet e dashnores, kishte montuar një kamerë në banesë, për të mbikëqyrur ate, për 1.700 orë të tëra.
Sipas aktakuzës, kosovari në një rast e kishte goditur viktimën edhe me një shufër të metaltë, por edhe ia kishte mbyllur gojën me një shirit ngjitës. Dy vajzat dhe djali i familjes, shpeshë kanë qenë dëshmitarë të sulmeve, por edhe ata ndonjëherë ishin cak i sulmeve. Edhe ata ishin rrahur ndonjëherë, duke ua ndaluar që të luajnë më fëmijët e tjerë.
Para Gjykatës, kosovari ka lënë një përshtypje të çuditshme. Disa nga aktakuzat ai i ka mohuar, ndërsa disa të tjera i ka vlerësuar si mosmarrëveshje. Për aktakuzën “privim nga liria”, ai as që ka dashru të dëgjojë.
Pala mbrojtëse ka kërkuar lirimin nga të gjitha akuzat. Sipas saj, për veprat penale “shkaktim i thjeshtë i lëndimeve trupore” dhe deliktevetë ngjashëm, është paraparë një dënim maksimal prej tre vitesh.
Avokati i kosovarit ka deklaruar se prokurori kishte pasqyruar një imazh të papranueshëm bardhë e zi të rastit. Ai ka potencuar se edhe përpos deklaratave të mëparshme dekurajuese të fëmijëve dhe të nënës, ata përsëri kanë qëndruar pas babait duke e humbur interesin e dënimit të tij.
Pritet që gjatë të premtes së ardhshme, Gjykata të shqiptojë vendimin e saj.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









