Sport
Kosovari zë vendin e parë në Litenshtajn
Më 1 mars me një atmosfrë sportive është mbajtur kampionati individual i pingpongut për senior në Litenshtajn, ku ish-lojëtari i KPP Prishtina Linor Çitaku, zuri vendin e parë.
Linor Çitaku tregoi formën e tij më të mirë duke shënuar të gjitha fitoret bindëse, ku në finale u ballafaqua me kampionin e Litenshtajnit Asad Keucheyan, të cilin e mposhti me rezultat 3 me 0.
Pas ndeshjes ai u shpreh i kënaqur që ka mposhtir kampionin e Litenshtajnit ku edhe tregoi për konkurëncen që pati në kapionatin kombëtar të Litenshtajnit
“Për mua është kënaqësi që dola i pari në Kampionatin kombëtar 2020, ku edhe mposhta në finale kampionin e Litenshtajnit. Në këtë kampionat kishte konkurencë të madhe meqë kishte lojtarë edhe nga shtetet fqinje përfshi këtu edhe nga Zvicra” u shpreh Çitaku.
Poashtu në kategorinë çifte meshkuj është bërë kampion së bashku me Asad Keucheyan
Linor Çitaku para se zhvendosej në Vaduz të Litenshajnit, ku ka përfunduar studimet Master në Arkitekturë nw Universitetin e Litenshajnit, ishte kampion i shumëfisht i Kosovës në pingpong. Ai është lojtar kyq në klubin e Pingpongut TTC Triesen, shkruan Arbresh.info, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












