Lajme
“Nga puna e çobanit, u bëra pjesë e rezidencës ‘Facebook’ në Amerikë”
"Kuratorja për programin e artit nga Zyra e Facebook – Tamara Weg, më ftoi të bëhesha pjesë e projektit të ardhshëm që do të mbahej në Zyrat e Facebook në New York"
I riu shqiptar, Pajtim Osmanaj, nga Istogu tregon për karrierë e tij që kishte si çoban, mirëpo në Amerikë u bë pjesë e rezidencës së Facebook, transmeton albinfo.ch.
Gjatë një interviste ai me modesti tregoi se ishte një çoban, mirëpo kishte vizione të mëdha.
Deri në vitin 2013, kur do të nisej nga Kosova drejt Amerikës, atje do të përballej me shuplakat që jep arti, konkurrencën, të pistat, por në fund, edhe sukseset e pashmangshme për atë që punon.
Po ashtu, modestia dhe gegnishtja e një shqiptari nuk i është zhdukur, edhe pse tash jeton në një frekuencë më ndryshe. 98 për qind e ditës së tij në New York është e mbushur me art dhe një përqindësh i mbetur i mbetet për çkado tjetër, si çdo artisti që ndoshta nuk ka dëgjuar tash e shumë kohë për fjalën pushim e relaksim.
Ai tregon se lidhja e tij me Kosovën qëndron e fortë. Artisti nga Kosova, i cili në Amerikë po e merr definitivisht vendin që e meriton, së fundmi bashkëpunoi edhe me Facebook – me programin artistik rezidencial të rrjetit të madh social.
E bukura e Osmanajt është vetë zemra e tij, pashmangshmërisht e lidhur me Kosovën, duke rezonuar edhe në punët e tij që gati gjithmonë, një fije të perit diku e kanë me Kosovën tonë, luftën, emocionet, jetën në një kohë tjetër, të vështirë.
Ai në një intervistë për KultPlus tregon se jeta në Amerikë ka qenë sa e vështirë aq edhe me mundësi të mëdha.
“Fillimi i jetës në Amerikë ka qenë shumë interesant, nuk kam pasur shumë njohuri për New York, për Amerikën në përgjithësi, ishte ndryshim i madh e sidomos nëse vjen prej batallinave të Istogut në Times Square të New York”, tha Osmanaj.
“Në fillim është dashur me gjetë punë, për me fillu një jetesë normale. Me u rritë në Kosovë asht kan zor dhe shyhret, një eksperiencë jetësore njëkohësisht, jemi rritë në rrethana të ndryshme që besoj mu më kanë ba më të përgatitun për jetë. Njëra prej këtyre përvojave është kur axha apo komshija të kanë thirrë ‘me qit plloq e me maru cement’, u shpreh ai.
“Në muajin mars të vitit 2018-të isha pjesëmarrës në Spring Break Show, ku mora pjesë me veprën e titulluar ‘Ekskurzion’. ‘Ekskurzion’ është një vepër e formës instalacion interaktiv ku si temë kam shtjellu udhëtimin tim dhe të familjes time nga Kosova në Mal të Zi, gjatë luftës, në vitin 1999. Kuratore e ekspozitës ka qenë Sarah Han, një kuratore e re nga New York. Me këtë ekspozitë morra kritika të ndryshme, fatmirësisht kritika pozitive. Spring Break Show ishte për mua ekspozimi i parë në një nivel më të lartë në fushën artistike në New York, ku edhe krijova lidhje të reja artistike dhe morra oferta të ndryshme për ekspozita në të ardhmen. Pra nisën të hapeshin rrugët”.
“E këtu edhe lindi bashkëpunimi me Facebook, ku kuratorja për programin e artit nga Zyra e Facebook – Tamara Weg, më ftoi të bëhesha pjesë e projektit të ardhshëm që do të mbahej në Zyret e Facebook në New York. Aty pata mundësinë të krijoj tri murale/piktura të formatit të madh, dy prej tyre 13×5 ndërsa tjetra ishte 8 metra me 3 metra. Tematika e tri veprave lidhet kryesisht rreth nostalgjisë për kohën e kaluar, për kujtimet dhe se si ato dhe e tashmja i japin drejtim të ardhmes”.
“Realizimi i tri pikturave ka zgjatur shtatë javë punë, pesë javë në studio dhe dy javë të tjera instalim në Zyrën e Facebook”, tha Pajtim Osmanaj, përcjell albinfo.ch.





Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë











