Integrimi
Kosovari “mjeshtëron” vulën për të vozitur makinën e paregjistruar
Ai ka vendosur t`ua “luajë lojën” autoriteteve duke mjeshtëruar një vulë që shërben për të dëshmuar se makina është e regjistruar
Një qytetar i “gjindshëm” kosovar me qëndrim në Lörrach të Gjermanisë ka provuar të vozisë automjetin e tij të paregjistruar. Pasi që regjistrimi i është dukur i shtrenjtë, ai në dhjetorin e vitit të kaluar e ka çlajmëruar veturën e tij në entin përkatës.
Por, kosovari 48 vjeçar nuk ka dashur të heq dorë nga vozitja e asaj makine. Për ta bërë këtë të mundur ai ka vendosur t`ua “luajë lojën” autoriteteve përmes një triku. Duke qenë i shkathtë në punëdore, ka “mjeshtëruar” një vulë që shërben për të dëshmuar se makina është e regjistruar. Vulën e vendos te tabelat e regjistrimit dhe kështu krijon përshypjen se makina është e regjistruar. Si të tillë ai edhe e ka shfrytëzuar atë për një kohë.
Por ndërkohë policia e ka zbuluar dhe kosovari duhet të përgjigjet jo vetëm për falsifikim dokumentesh por edhe për shmangien e sigurimit detyruar të makinës si dhe për shkelje të ligjit mbi tatimet.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












