Kosovari e fut “hajnin” në bagazh dhe e dorëzon në polici!
Për këto "masa vetëgjyqësie" ai ka marrë një dënim me të holla prej gjithsej 1100 euro në gjykata e Klagenfiurtit
Një azilkërkues, kosovar , 39 vjeç në Austri e kishte lidhur, futur në bagazhin e veturës dhe bartur deri në polici njeriun për të cilin ai konsideronte se kishte bërë një delikt! Për këto “masa vetëgjyqësie” ai ka marrë një dënim me të holla prej gjithsej 1100 euro në gjykata e Klagenfiurtit.
Akuza e ngarkonte atë për detyrim, lëndim trupor dhe heqje lirie. E gjithë kjo, pasi kosovari, baba i tre fëmijëve, e kishte dënuar me “procedurë të shkurtuar” personin i cili, sipas mendimit të tij, kishte hyrë për të plaçkitur në veturën e tij, në kopshtin e shtëpisë ku banon, në St.Veit an der Glan.
Personi që kishte pasur fatin e hidhur të dërgohej në polici i mbyllur në bagazh, ishte një burrë 26 vjeç, i njohur i kosovarit. Së pari, sipas dëshmisë së dorasit, ai ishte përpjekur që me goditje në fytyrë, ta bindte të riun që të pranonte veprën. Kjo i kishte kushtuar viktimës me një dhëmb të thyer, shkruan orf.at.
Por kur as kjo nuk e bindi, kosovari mori litarin, e lidhi, e futi në bagazh dhe e dërgoi drejt e në stacionin policor në St.Veit.
Me të arritur aty ai u ishte drejtuar policëve: “brenda e kam thyerësin e makinave”, dëshmojnë policët kujdestarë. “Ai ishte plotësisht i bindur se e kishte bërë gjënë e duhur”, thotë polici.
Avokatja mbrojtëse e kosovarit e kishte arsyetuar këtë sjellje me traumat nga lufta në Kosovë. Ai ka përjetuar atje dhimbje dhe kriminalitet dhe për këtë arsye ka braktisur vendin. Prandaj e ka përjetuar si veprim të papranueshëm që dikush, në Austrinë e sigurt t`ia thyente makinën, në oborrin e tij.
Kjo e ka shtyrë ta bëjë veprimin, që (sipas avokates) në Kosovë nuk është i pazakonshëm”.
Për gjykatën mbetet ende e paqartë se kush në të vërtetë ka thyer veturën e 39 vjeçarit.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










