Integrimi
Kosovarët, të dytët në numër pas gjermanëve
Në vitin 2016 në territorin e kantonit jetonin 23651 shtetas gjermanë, 9599 kosovarë dhe 9083 shtetas serbë. Statistika po ashtu tregon se do i katërti i huaj në kanton është gjerman
Zyra për statistikë e Kantonit të St. Gallenit ka publikuar sot shifrat aktuale të të huajve me qëndrim të përhershëm në këtë kanton, shkruan tagblatt.ch Në përgjithësi vihet re një rritje e dukshme e përqindjes së të huajve ndër vite. Kështu, nëse në vitin 1990 në Kantonin e St. Gallenit të huajt përbënin 15.4% tash ata përbëjnë 23.5% (në fund të vitit 2015).
Në kategorinë “popullatë e huaj e përhershme” hyjnë të huajt që kanë ndërtuar një perspektivë në vend, që kanë leje qëndrimi B ose C etj.
Numrin dhe përqindjen më të madhe ndër të huajt e përbëjnë shtetasit gjermanë, transmeton albinfo.ch. Ata janë në krye të listës që nga fillimi i shekullit 21 dhe tashmë mund të thuhet se ka një stabilizim të tyre në këtë pozitë. Në vitin 2016 në territorin e kantonit jetonin 23651 shtetas gjermanë, përcjell albinfo.ch. Kjo tregon se çdo i katërti i huaj është gjerman.
Në statistikë, thuhet më tutje, shtetasit e Kosovës, janë përfshirë në një rubrikë bashkë me ata të Serbisë dhe të Malit të Zi. Kjo është bërë në mënyrë që të mund të krahasohen lëvizjet në gjirin e komuniteteve, ndër vite. Në këtë kategori janë gjithsej 19373 të huaj, nga të cilët, shtetas kosovarë janë 9599, serbë 9083 dhe malazezë, 691.
Si zakonisht, sa u përket shifrave të shqiptarëve në kuptimin e përkatësisë etnike dhe gjuhësore, këto statistika nuk mund të jenë të plota, gjegjësisht nuk e paraqesin gjendjen numerike të tyre. Kjo për faktin se nga njëra anë shqiptarë ka edhe në kategorinë e shtetasve të Serbisë (Lugina e Preshevës dhe një numër kosovarësh që ende kanë pasaporta serbe) dhe nga ana tjetër këtu mungojnë shtetasit e Maqedonisë, të cilët në Zvicër janë me shumicë të madhe shqiptarë etnikë.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










