Integrimi
Kosovarët, me peticion kundër trajtimit të tyre si shtetas serbë
Bavaria (Bayern) dhe Saksonia (Sachsen) janë landet (republikat) e vetme gjermane që, përkundër njohjes së shtetit të Kosovës nga Republika Federale e Gjermanisë, vazhdojnë të konsidrojnë kosovarët si shtetas serbë! Kështum, nëse äta duan ta fitojnë shtetësinë gjermane duhet të dorëzojnë jo vetëm shtetësinë kosvare por edhe atë serbe! Në landet tjera natyralizimi i kosovarëve nuk paraqitet kaq problematik. Ndërsa shumicës së shtetasve kosovarë në landin e Bavarisë u mohohet natyralizimi mbi bazën e përmendur më lart. Kështu ata shpesh detyrohen ta braktisin Bavarinë për ta fituar këtë të drejtë në një land tjetër, shkruian albinfo.ch.
Për të kundërshtuar këtë anomali, një grup kosovarësh në Bavari, që kanë kontaktuar edhe albinfo.ch, kanë filluar shpërndarjen e një peticioni në të cilin me nënshkrimet e tyre kërkojnë që të mos u vihet si kusht për marrjen e shtetësisë gjermane braktisja e shtetësisë së Serbisë. Një gjë e tillë kosovarëve u kushton me kohë, para dhe nerva. Sepse për ta bërë këtë, ata detyrohen së pari të kontaktojnë me konsullatën serbe, e cila pastaj i detyron të sigurojnë dokumente që dëshmojnë se ata e kanë shtetësinë e Serbisë. Për sigurimin e këtyre dokumenteve shpeshherë duhet paguar ndërmjetësues dhe matzrapazë të ndryshëm etj.
Peticioni i drejtohet komisionit të Bundestagut Gjerman për Peticione.
Në tekstin e peticionit jepet ky arsyetim: “Kosova, nga viti 2008 është e ndarë nga Serbia. Krahas Gjermanisë, pavarësinë e saj e kanë njohur tashmë më shumë se 100 shtete. Ata që dëshirojnë të marrin shtetësinë gjermane detyrohen të përmbushin një sërë parakushtesh. Si hap të fundit për këtë proces ata duhet të braktisin shtetësinë e tyre të deritashme. Kjo gjë vlen për kosovarët ashtu sikurse edhe për nacionalitetet tjera në Gjermani. Mirëpo vetëm në Bavari dhe në Saksoni vlen qëndrimi se kosovarët në të njëjtën kohë janë edhe shtetas serbë. Pra, përveç shtetësisë kosovare ata paskan edhe atë serbe.
Rezultati i kësaj: Ose duhet të paguash një shumë të konsiderueshme parash dhe të humbësh shumë kohë derisa në Konsullatën e Serbisë në Munih të zgjidhet gjithçka “në mënyrë të rregullt”, ose, siç raportohet shpesh nga kosovarët e prekur, duhet paguar para ndërmjetësuesve (në rast se kanë kontaktet e duhura), për të fituar dokumentet e nevojshme. Apo, si mundësi e tretë, të braktisin Bavarinë, për të fituar këtë të drejtë në një republikë tjetër të vendit.
Nisur nga kjo, ne ju lusim të angazhoheni që tu jepet fund barrierave të natyralizimit dhe të nxitni një dialog që njëkohësisht mundëson edhe integrimin e plotë të kosovarëve në Gjermani”; thuhet në fund të tekstit të peticionit.
Ata që dëshirojnë ta nënsjhkruajnë këtë peticion, këtë mund ta büejnë duke e hapur linkun më poshtë.
https://www.openpetition.de/petition/online/kosovaren-kaempfen-gegen-einbuergerungshuerden-in-bayern-und-sachsen
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











