Kosova
Kosova tashmë në Google Street View, publikohet pamja 360 gradë e qyteteve dhe atraksioneve turistike
Përdoruesit mund të eksplorojnë virtualisht rrugët, qytetet dhe bukuritë natyrore të Kosovës përmes platformës së Google
Kosova është përfshirë zyrtarisht në shërbimin Google Street View, duke u bërë pjesë e hartës globale të vendeve që mund të eksplorohen virtualisht përmes pamjeve panoramike 360 gradë, transmeton albinfo.ch.
Pas një procesi disamujor fotografimi, Google ka publikuar imazhe që mbulojnë pothuajse të gjithë territorin e Kosovës, të realizuara gjatë periudhës 2025–2026.
Përdoruesit tashmë mund të shëtisin virtualisht nëpër rrugët e qyteteve kryesore si Prishtina, Prizreni, Peja, Gjakova, Mitrovica, Gjilani dhe Ferizaj, si dhe të eksplorojnë zona rurale, rrugë malore dhe destinacione të njohura turistike.
Në mesin e atraksioneve të përfshira janë edhe Gryka e Rugovës, Parku Kombëtar i Sharrit dhe Bjeshkët e Nemuna, duke u ofruar vizitorëve nga e gjithë bota mundësinë të njohin nga afër bukuritë natyrore dhe kulturore të Kosovës.
Sipas të dhënave të publikuara, për realizimin e pamjeve janë përdorur kamera moderne të gjeneratës së katërt, ndërsa në disa lokacione janë shfrytëzuar pajisje të posaçme për fotografime në terrene dhe kushte më sfiduese.
Përfshirja e Kosovës në Google Street View pritet të ketë ndikim pozitiv në promovimin e turizmit, lehtësimin e navigimit dhe rritjen e prezencës digjitale të bizneseve lokale, duke e bërë vendin më të qasshëm për vizitorët dhe investitorët nga e gjithë bota./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së











