Lajme
Kosova, medaljen e argjendtë dhe të bronztë në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare

Një medalje të argjendtë dhe një të bronztë e kanë fituar studentët e Kosovës në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare për Studentë- IMC 2020.
Siç është bërë e ditur nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës përmes një njoftimi për media, kjo garë është mbajtur virtualisht për shkak të pandemisë Covid-19.
“Studenti i Departamentit të Matematikës në Universitetin e Prishtinës, Fiton Hoxha, ka fituar Çmim të Dytë (Medalje të Argjendtë) me 25 pikë, ndërsa studenti tjetër i Departamentit të Matematikës, Erion Hamiti, ka fituar Çmim të Tretë (Medalje të Bronztë) me 20 pikë. Mirënjohje Nderi kanë fituar studentët: Monika Bunjaku dhe Duart Nishefci”, thuhet në njoftim.
Në komunikatën për media, ndër të tjera thuhet se IMC është ndër garat më të rëndësishme botërore të matematikës për studentë universitarë, në të cilën marrin pjesë studentë nga universitete prestigjioze nga të gjitha anët e botës.
Po ashtu, për herë të parë, një detyrë e Olimpiadës IMC është propozuar nga ekipi i Kosovës, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar Një mjek shqiptar në Kanada ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë...
-
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026