Kosova
Kosova kryeson RYCO-n në Berlin
Këtë vit, Kosova po e kryeson RYCO-n në Berlin të Gjermanisë, shkruan albinfo.ch.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Kujtim Gashi, ka njoftuar se ai ka hapur konferencën “Forcimi i Bashkëpunimit Rajonal Parlamentar në mbështetje të RYCO-s në procesin e Berlinit”.
Në këtë konferencë po marrin pjesë deputetë e përfaqësues nga vendet e Ballkanit perëndimor si dhe nga Gjermania e Franca.
Gashi ka njoftuar se në konferencë po diskutohet për rëndësinë dhe rolin ndihmues të parlamenteve në procesin e Berlinit, respektivisht për ndihmën që parlamentet mund ta japin për rininë në përgjithësi dhe RYCO-n në veçanti, përcjell albinfo.ch.
“Potencova se Parlamentet dhe deputetët kanë rol të veçantë dhe domethënës sa i përket ndihmës dhe mbështetjes për të rinjtë, duke pasur parasysh ndikimin që ata mund ta luajnë tek subjektet politike e veçanërisht në parlamentet e tyre. Ata mund të lobojnë dhe përkrahin iniciativat rinore, të cilat kanë për qëllim krijimin e një klime bashkëpunuese dhe bashkëvepruese mes të rinjve të 6 vendeve të Ballkanit perëndimor”, ka njoftuar ministri Gashi përmes një postimi në Facebook.
Regional Youth Cooperation Office (RYCO) është organizatë ndërkombëtare, që ka për synim të promovojë frymën e pajtimit dhe bashkëpunimit mes të rinjve në Ballkanin Perëndimor përmes programeve të shkëmbimit të të rinjve.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura Tre viktima nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Majac, 43-vjeçari kishte ardhur për pushime... -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













