Kosova
Kosova ka hapur pikën doganore në Portin e Durrësit
Dogana e Kosovës ka hapur të martën pikën doganore në Portin e Durrësit. Kjo pikë është cilësuar nga përfaqësuesit e Kosovës dhe Shqipërisë si hap që do të rrisë shkëmbimet tregtare ndërmjet dy shteteve.
Shkëmbimet tregtare përmes Portit të Durrësit pritet të shkurtojnë koston e shpenzimeve të transportit, kohën si dhe zbutjen e procedurave burokratike tregtare.
Fatmir Limaj, koordinatori kombëtar i të dy qeverive Kosovë – Shqipëri, ka thënë se integrimi i doganave mes dy shteteve është një projekt tejet i rëndësishëm.
“Pas një pune të përbashkët të ndërtimit të autostradës Shqipëri – Kosovë, ky është projekti më i rëndësishëm konkret mes dy shteteve, integrimi i doganave si vizion i përbashkët drejt unionit doganor”, është shprehur Limaj, shkruan Rel, përcjell albinfo.ch
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se hapja e zyrës doganore në portin e Durrësit shpejton lëvizjen e mallrave në tërësi dhe e kthen kufirin Kosovë – Shqipëri në një kufi formal.
“Dogana e Kosovës këtu në Durrës është hapi i parë i rëndësishëm drejt bashkimit të plotë doganor mes Shqipërisë dhe Kosovës, shkurtimi i burokracisë, i orëve të pritjes së kontrolleve, i kostove të pallogaritshme të bizneseve janë efekti e drejtpërdrejt i kësaj zyre doganore. Ne po hyjmë në një proces që na dërgon jo vetëm të bashkimi doganor, por edhe bashkimi i tregjeve”, ka deklaruar Rama.
Të dhënat zyrtare tregojnë se vlera e produkteve, të cilat importohen nga Shqipëria në Kosovë kap vlerën e rreth 200 milionë eurove në vit, derisa vlera e produkteve të Kosovës që eksportohen në Shqipëri është rreth 60 milionë euro.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










