Turizëm
Kosova dhe Shqipëria, të fundit në rajon për turizëm
Sipas Eurostat në 2017-n Shqipëria u vizitua nga 100 turistë për 1000 banorë, ndërsa Kosova diçka më shumë
Turizmi është një nga sektorët prioritar ku po mbështetet ekonomia e vendit, por krahasuar me rajonin Shqipëria, së bashku me Kosovën, po tërheqin më pak turistë se vendet e rajonit.
Eurostat ka publikuar të dhënat turistët që kanë vizituar vendet që kërkojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Për t’i bërë shifrat e krahasueshme Eurostat ka përllogaritur numrin e tyre për 1000 banorë rezidentë.
Ndonëse kanë pasur përmirësim që prej 2012-s, të dhënat tregojnë se turistët në Shqipëri dhe Kosovë ishin shumë më të pakët në numër se në vendet e tjera të rajonit.
Sipas Eurostat në 2017-n Shqipëria u vizitua nga 100 turistë për 1000 banorë, ndërsa Kosova diçka më shumë.
Në rajon për numrin më të lartë të turistëve kryeson Mali i Zi, i cili vit pas viti po tërheq më shumë turistë, duke kaluar dhe mesataren e BE-së. Për 2017-n numri i turistëve për 1000 banorë ishte 1200, transmeton ‘monitor’.
Ndonëse nuk kanë det, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina kanë tërhequr më shumë turistë se Shqipëria në 2017-n. Maqedoninë e vizituan mesatarisht 300 vizitorë për 1000 banorë, ndërsa Bosnjën mbi 200 turistë/1000 banorë. Të ndjekur nga Serbia me rreth 200 turistë për 1000 banorë, përcjell albinfo.ch.
Sipas Këshillit Botëror të Turizmit, më konkurrues në rajon janë Italia, Greqia, Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi, Serbia dhe në fund janë Shqipëria dhe Bosnja, sipas raportit të fundit, i vitit 2017.
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Ministri i Ekonomisë Hattmannsdorfer bën thirrje për zgjatjen e përjashtimit mujor prej 200 eurosh nga taksat... -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente










