Kosova
Kosova dhe Serbia mund të jenë shembull i modelit Gjermani-Francë
Presidenti Hashim Thaçi ka marrë pjesë në panelin e sigurisë në Munih, ku së bashku me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq dhe Komisionarin e BE-së, Johanes Hahn, kanë diskutuar për arritjen e një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova dhe Serbia mund të jenë shembull në arritjen e paqes, siç është shembulli Francë – Gjermani, shkruan mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
“Sot isha vërtet i fokusuar në arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë. Dje kam dëgjuar se Vuçiq ka thënë se do ta mbrojë fuqishëm Serbinë. Unë me të vërtetë nuk e kuptoj se nga çfarë duhet ta mbrojë ai Serbinë këtu”.
“Nuk kemi nevojë ta luajmë viktimën këtu. Ne e dimë mirë se kush ka qenë viktima dhe kush agresori. Ne kemi trupat e NATO-s në Kosovë dhe organizatat ndërkombëtare. Mirëpo, Vuçiq ende nuk e kupton faktin se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran”.
“Edhe pse do të jetë shumë e vështirë, jam ende optimist për arritjen e një marrëveshjeje, sepse tani jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë. Ne kemi mendime të ndryshme, por së paku flasim me njëri-tjetrin”.
“E di se duhet të arrihet një kompromis midis Prishtinës dhe Beogradit sepse njohja nga kjo e fundit nuk do të vijë si dhuratë. Ky kompromis do të arrihet me ndihmën e Bashkimit Evropian”.
“Prandaj unë ftoj të gjithë partnerët që të na mbështesim në këtë proces. Ajo që është e re, është fakti se edhe Rusia e pranon këtë marrëveshje”.
“Prandaj një marrëveshje e tillë mund të fitojë njohje ndërkombëtare. Kosova the Serbia mund të jenë shembull në arritjen e paqes siç është rasti midis Gjermanisë dhe Francës”.
“Ata po flasin për hapjen e Kutisë së Pandorës, por unë mendoj se kjo kuti veç është e hapur në Ballkan. Nëse nuk e arrijmë një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve, atëherë rrezikojmë që të ketë më shumë ndikim të huaj në rajon”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











