Lajme
Kosova dhe Greqia luajnë me mungesa
Kosova do të përballet sonte (6 shtator) me Greqinë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Përfaqësuesja kosovare do të jetë nikoqir i grekëve në takimin që fillon në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
‘Dardanët’ do kërkojnë të marrin fitoren me çdo kusht, pasi në takimin e parë me Moldavinë barazuan 1-1 në Parma të Italisë, shkruan telegrafi, përcjell Albinfo.ch
Herolind Shala, Elbasan Rashani, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Idriz Voca, Benjamin Kololli, Florent Muslija, Leart Paqarada, Vedat Muriqi dhe Edon Zhegrova janë mungesat e mëdha të Kosovës.
Por, edhe Greqia do të ketë mungesa të theksueshme si ai i, Kostas Manolas (Napoli), Sokratis (Arsenal) dhe Tsimikas (Liverpool).
Gjendja në Ligën C është e baraspeshuar, pasi Kosova, Greqia, Sllovenia dhe Moldavia kanë nga një pikë, mirëpo sonte pritet të ndryshojë renditja.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë















