Lajme
Kosova dhe Bavaria thellojnë bashkëpunimin
“Nga pikëpamja ekonomike do të bashkëpunojmë më ngushtë me njëri-tjetrin, dhe do të ndihmojmë për investime dhe për kualifikime më Kosovë”, tha kryeministri i Landit të Bavarisë, Horst Seehofer
Gjermania ka krijuar mundësi reale për punësimin e kosovarëve në shtetin e tyre, por nuk do të pranojë azilkërkues, pasi që Kosova konsiderohet si shtet i sigurt i origjinës. Kështu ka deklaruar kryeministri i Landit të Bavarisë, Horst Seehofer në një konferencë për media mbajtur pas takimit që zhvilloi me kryeministrin kosovar, Isa Mustafa.
Seehofer, ka vlerësuar marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, si dhe qëllimin që këto marrëdhënie të zhvillohen edhe më shumë, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik. Kryeministri i Bavarisë, po ashtu, bëri të ditur se gjatë takimit është biseduar për mundësinë e lëvizjes së kosovarëve, mundësinë e punësimit të kosovarëve në Gjermani, dhe se në cilat drejtime mund të zhvillohet ky punësim dhe kjo lëvizje.
“Marrëdhëniet tona janë të mira, dhe që të dyja palët do të përpiqemi që t’i përmirësojmë, dhe t’i zhvillojmë akoma më tej këto marrëdhënie”, citohet të ketë thënë kryeministri Seehofer, raporton zyra e kryeministri Mustafa.
Sa i përket çështjes së migrimit të kosovarëve, kryeministri Seehofer ka thënë se kryeministri Mustafa e ka shprehur në mënyrë shumë të qartë që Kosova është një vend i sigurt i origjinës.
“Nga pikëpamja ekonomike do të bashkëpunojmë më ngushtë me njëri-tjetrin, dhe do të ndihmojmë për investime dhe për kualifikime më Kosovë. Dhe së treti, ne kemi krijuar mundësi reale të punësimit të kosovarëve në Gjermani. Kjo ka ndodhur ndërkohë, dhe këto mundësi legale janë në interes të dy vendeve. Kjo është pamja e një bote të globalizuar”, tha kryeministri Seehofer.
Kryeministri Isa Mustafa, ka vlerësuar lartë rolin e Bavarisë për një periudhë shumë të gjatë të qëndrimit dhe të punës së njerëzve nga Kosova. Ai po ashtu, tha se Qeveria e Kosovës përkrahë plotësisht masat që Bavaria ka marrë në kthimin e qytetarëve të Kosovës që kanë ardhur dhe kanë kërkuar azil.
“Konsiderojmë se Kosova është vend i sigurt, origjinë e sigurt, dhe që ne do të sigurojmë kushte që ata të kthehen dhe të punojnë atje. Kthimin e tyre e konsiderojmë shumë të drejtë dhe të nevojshëm dhe ne do të marrim masa që të bashkëpunojmë në fushën e ekonomisë, në mënyrë që të sigurojmë parakushte që njerëzit ta kenë perspektivën në Kosovë”, deklaroi Mustafa.
Kryeministri kosovar e vlerësoi shumë përkrahjen për bashkëpunim ekonomik në mes të Kosovës dhe Bavarisë, si një nga republikat më të zhvilluara gjermane.
”Ajo është gjëja që neve na nevojitet më së shumti në këtë kohë, sepse dëshirojmë që ne të jemi vend i cili do të inkuadrohet në tregun gjerman dhe në tregun e Bashkimit Evropian, përmes konkurrencës dhe përmes punës”, tha kryeministri Mustafa, duke ftuar kryeministrin Seehofer që të vizitojë sa më shpejt Kosovën.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është pritur sot nga kryeministri i Landit të Bavarisë, Horst Seehofer.
Bashkë me kryeministri Isa Mustafa në takim ishin edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”









