Kosova
Kosova definitivisht nuk lejon importin e automjeteve më të vjetra se 10 vjet
Vjetërsia mesatare e automjeteve në Kosovë është 19 vjet.
Qeveria e Kosovës ka vendosur përfundimisht që të mos lejojë importimin e automjeteve më të vjetra se 10 vjet.
Ani se janë formuar grupet punuese për plotësim ndryshimin e Ligjit për automjete, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë për KosovaPress, se nuk vjen në shprehje heqja e kufizimit të vjetërisë së automjeteve.
Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ditë më parë ka paralajmëruar se para pushimit të deputetëve do të iniciojë sërish nismën ligjore në Kuvend për plotësim-ndryshimin e Ligjit për automjete, i cili mundëson lejimin e importit të automjeteve më të vjetra se dhjetë vjet.
Zëvendësministri Durmishi thotë se lejimi importit të automjeteve më të vjetra se dhjetë vjet do të ndikonte në rritjen e ndotjes së ambientit në Kosovë.
“Një ndër pikat që është diskutuar në grupet punues ka qenë edhe kjo për vjetërsinë e automjeteve. Natyrisht që për neve është e rëndësishme ambienti, që mos të lejojmë që numri i madh i automjeteve ta rrisë ndotjen e ajrit në Kosovë. Dhe jemi duke synuar që të krijojmë mekanizma përmes kontrolleve teknike dhe përmes formave të tjera që ta ulim sa më shumë ndotjen që shkaktohet prej automjeteve. Prandaj aktualisht nuk vjen në shprehje ta heqim kufizimin për vjetërsinë e automjeteve, sepse kjo ndikon pastaj në rritjen e ndotjes këtu në Kosovë”, thekson Durmishi.
Zëvendësministri Durmishi ka treguar kohën kur Kosova mund të lejojë importin e veturave më të vjetra se 10 vjet.
“Për këtë mund të flasim pasi që të krijojmë një situatë të tillë kur mund ta ulim emetimin e gazrave prej automjete përmes formave të ndryshme, siç është vendosja e disa filtrave shtesë të të gjitha automjeteve. Pastaj, mund të flasim për rritjen e vjetërsisë së automjeteve”, thotë ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë








