Kosova
Kosova bëhet me aparaturën më moderne në rajon të trajtimit të syrit
“Schwind Amaris 1050rs” është fjala e fundit e teknologjisë gjermane që bën të mundur gjurmimin e syve në shtatë dimensione. Intervenimi i heqjes së dioptrisë tani realizohet për vetëm 1.3 sekonda. Kjo minimizon rrezikun i dehidrimit të kornesë.

Në shënimin e 33-vjetorit të Qendrës Laserike të Syrit – “Kubati” në Kosovë, përmes një ceremonie inauguruese, është prezantuar teknologjia e avancuar Laserike dhe Diagnostike nga prodhuesi i njohur gjerman “Schwind” – “Schwind Amaris 1050RS” dhe sistemi diagnostikues “MS39”, sistem, i cili është i vetmi i këtij lloji, në rajon.
Themeluesi i Qendrës Laserike të Syrit – “Kubati”, Dr. Orhan Kubati, është shprehur i lumtur teksa e ka quajtur ngjarje shumë të rëndësishme, festimin e 33-vjetorit të spitalit të syve “Kubati”, në Kosovë.
“Si themelues i këtij institucioni, që nga viti 1991, ndjej krenari të jashtëzakonshme për stafin e ‘Kubatit’, me të cilin e kemi ngritur këtë institucion deri në ku është sot. Data sot, shënon një moment të rëndësishëm në historinë e spitalit tonë, me implementimin e teknologjisë moderne, laserit, që e ka krijuar kompania ‘Schwind’, e zhvilluar në Gjermani. Kjo teknologji, dëshmon dëshirën dhe përkushtimin e spitalit ‘Kubati’, që të përshtatim kujdesin shëndetësor dhe të kontribuojmë në shëndetin e shkencën e mjekësisë në Kosovë. Që nga fillimi, ky spital, është përkushtuar për të ofruar kujdes dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së pacientit tonë”, ka thënë ai.
I pranishëm në këtë ceremoni, ka qenë edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili është shprehur i nderuar për pjesëmarrjen në ceremoni teksa ka thënë se historia e kësaj kompanie i rikujton atij historinë e të gjithë Kosovës, e cila siç tha ai, ka kaluar shumë sfida.
“Kompania juaj është storie suksesi, Kosova është storie suksesi. Në Kosovë, sot mund të festojmë të lirë, të zhvillohemi dhe kompania juaj është shembulli më i mirë për këtë. Unë gjithashtu dua ta përmend kompaninë gjermane (Schwind), si ambasador gjerman unë jam i lumtur që ju keni një partneritet të suksesshëm”, ka thënë ndër të tjera ai.

Tutje, CEO i “Kubati”, Artan Kubati, ka folur më shumë rreth bashkëpunimit me institucione të tjera në Kosovë dhe ngritjen e standardit të shëndetësisë në Kosovë.
“Vizioni ynë për të ardhmen po përforcohet edhe më shumë përmes bashkëpunimit me kolegët tanë nga të gjitha spitalet private të Kosovës. Besojmë se ky bashkëpunim do të na fuqizojë të gjithëve për të ngritur nivelin e shëndetësisë kosovare, në standarde evropiane”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, përfaqësuesja e kompanisë gjermane, “Schwind”, Anja Segschneider, në emër të kompanisë, është shprehur e lumtur dhe falenderuese për bashkëpunimin.
“Falenderoj familjen Kubati që më ftuan të jem sot këtu dhe më lejoni t’u them se jam vërtet krenare, që tani ne si ‘Schwind’, mund të jemi pjesë e rrugëtimit tuaj. Jemi të lumtur që mund t’u ofrojmë teknologjinë tonë, sepse ne ndajmë të njëjtin qëllim, të kemi pacientë të lumtur. Pacientët e lumtur na motivojnë të zgjohemi çdo mëngjes, të ndërtojmë këto makina, të kujdesemi për to. Kam pasur sot shansin të shoh klinikën e bukur ‘Kubati’, është e mrekullueshme dhe aty pashë vetëm teknologjinë më të mirë të momentit, në secilën dhomë të saj dhe për këtë tani jam shumë e lumtur dhe krenare që jam pjesë e juaja.

Ndryshe, sa i përket teknologjisë “MS-39”, ofron matje shumë të detajuar të strukturës së kornesë dhe të gjitha shtresave të saj, siguri më të madhe diagnostike falë informacionit të detajuar për epitelin, paraqitje shumë të saktë si një hartë e trashësisë së epitelit me një rezolucion prej 6 mikrometra falë teknologjisë së domenit spectral dhe cilësi të shkëlqyer të imazhit për segmentin e përparmë të syrit në një diametër deri në 16 milimetra.
Ndër të tjera, ofron infromacion me saktësi të lartë mbi pahimetrinë dhe topografinë, lakimin dhe fuqinë dioptrike, secila në lidhje me sipërfaqen e përparme dhe të pasme të kornesë.
/Shkrim i sponzorizuar/
E-Diaspora
-
Blerta Dodaj prezantoi një robot ujor në Harvard Blerta Dodaj, studentja 21-vjeçare me origjinë shqiptare, pjesë e komunitetit të Harvardit dhe MIT-it...
-
E reja shqiptare gjendet pa shenja jete në Itali
-
Sulmojnë pikërisht shtëpinë e një polici: Kosovari thotë se ishte “vetëm ndihmës”
-
Elina Duni merr Çmimin Zviceran të Xhazit 2025
-
Tri kosovare marrin mirënjohje për reagimin e guximshëm pas sulmit me thikë në Siegen
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta dhe dërgim më i ngadaltë: Çfarë po ndryshon në postën austriake nga maji 2025 Nëse planifikoni të dërgoni letra në Austri, përgatituni për çmime më të larta dhe kohë më...
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
-
Austri: Rënie e ndërtimit të banesave
-
Austri: Grupi i profesionistëve kërkojnë zgjerim të rregullores për punën e rëndë
-
Panairi “Vjena 2025“, bashkoi bizneset e trojeve shqiptare