Bota
“Koronavirusi mund të përhapet shpejt”
SHBA vendos t'u ndalojë hyrjen të gjithë të huajve që vijnë nga Kina.
Disa vende në mbarë botën kanë mbyllur kufijtë për personat që vijnë nga Kina, teksa autoritetet po punojnë për të frenuar koronavirusin që po përhapet me shpejtësi.
Shtetet e Bashkuara dhe Australia vendosen t’u ndalojnë hyrjen te gjithë të huajve që vijnë nga Kina, ku virusi u shfaq për herë të parë në dhjetor.
Shtetasit amerikanë që po kthehen nga provinca e Hubeit, ku virusi shpërtheu në dhjetor, po mbahen në karantinë për 14 ditë.
Një rast i konfirmuar në Kaliforni, me gjasë një shtetas shqiptar me pasaportë kosovare, e çoi numrin e të prekurve në 7. Më herët, vende si Rusia, Japonia, Italia dhe Pakistani morën masa të ngjashme, përcjellë albinfo.ch.
Kompani të mëdha fluturimesh i kanë pezulluar linjat me Kinën. Por zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë shprehur kundër këtyre masave, duke thëne se në këtë mënyrë virusi mund të përhapet me shpejt, për shkak se në këto vende mund të hyjnë persona në mënyrë ilegale dhe të pakontrolluar.
Numri i viktimave ka arritur në 259. Të gjitha fatalitetet kanë ndodhur në Kinë. 12 mijë janë të infektuarit, 100 prej të cilëve jashtë Kinës, në vende si Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Rusia, Gjermania, Italia e së fundmi edhe Suedia. Përhapja është e ngjashme me atë të Sarsit në vitin 2003.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











