Lajme
Koronavirusi ia kalon virusit SARS për viktima, shifra shkon në 803
Ka shkuar në 803 numri i përgjithshëm i personave të vdekur nga koronavirusi, duke e kaluar shifrën e vdekjeve të shkaktuara nga virusi SARS në vitin 2003.
Zyrtarët shëndetësor në epiqendrën e virusit, në provincën Hubei të Kinës, njoftuan se vetëm në këtë rajon deri më tash kanë vdekur 780 persona. Vetëm dy nga 803 rastet fatale janë shënuar jashtë Kinës.
Në vitin 2003, 774 persona kishin vdekur nga virusi SARS (Sindromi i Ashpër Akut i Traktit Respirator) në dhjetëra shtete, shkruan “BBC”.
Më shumë se 34 mijë e 800 persona janë infektuar nga koronavirusi. Shumica e këtyre rasteve janë shënuar në Kinë, por virusi tashmë ka arritur edhe në Evropë, Australi dhe në Amerikën Veriore.
Vetëm gjatë 27 orëve të fundit, zyrtarët shëndetësor në Hubei raportuan për 81 persona të vdekur. Kështu, 801 vdekje deri më tash janë regjistruar në Kinë, një në Hong Kong dhe një tjetër në Filipine.
Autoritetet në Hong Kong kanë marrë vendim që të gjithë personat që vijnë nga Kina të vendosën në karantinë të obligueshme për një periudhë dyjavore.
Të shtunën, në Francë u konfirmuan pesë raste të reja të infektimit në rajonin Haute-Savoie, duke e çuar në njëmbëdhjetë numrin e përgjithshëm të personave të infektuar, transmeton GE, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













