Lajme
OBSH: Afro 15 milionë vdekje të shkaktuara nga COVID-19 në botë
Pandemia Covid-19 ka shkaktuar vdekjen e afro 15 milionë njerëzve në mbarë botën, vlerëson Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo është 13% më shumë vdekje sesa pritej normalisht gjatë dy vjetëve.
OBSH beson se shumë vende nuk llogaritën numrin e të vdekurve nga Covid-19 – me vetëm 5.4 milionë të raportuar.
Në Indi kishte 4.7 milionë vdekje nga Covid-19, është vlerësuar më tej – 10 herë më shumë se shifrat zyrtare – dhe pothuajse një e treta e vdekjeve nga Covid-19 në nivel global.
Qeveria indiane ka vënë në dyshim vlerësimin, duke thënë se ka “shqetësime” për metodologjinë, por studime të tjera kanë arritur në përfundime të ngjashme në lidhje me shkallën e vdekjeve në vend.
Këto llogaritje marrin gjithashtu parasysh vdekjet që nuk ishin drejtpërdrejt për shkak të Covid-it, por të shkaktuara nga efektet e tij të dëmshme, si njerëzit që nuk mund të hynin në spitale për kujdesin që u duhej.
Por OBSH tha se shumica e 9.5 milionë vdekjeve “shtesë” që janë përveç 5.4 milionë vdekjeve të raportuara nga Covid-19, mendohej se ishin vdekje të drejtpërdrejta të shkaktuara nga virusi, sesa vdekje indirekte.
Duke folur për shkallën e shifrave, Dr. Samira Asma, nga Departamenti i të dhënave të OBSH-së, tha: “Është një tragjedi”.
“Nëse nuk numërojmë të vdekurit, do të humbasim mundësinë për të qenë më të përgatitur për herën tjetër”. /BBC
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














