Shkurt.ch
Kontrollimi i detyruar mjekësor i shoferëve, vetëm nga mosha 75 vjeçare?
Ministrja e komunikacionit, Doris Leuthard ka argumentuar se të moshuarit sot janë më të shëndetshëm dhe më vitalë se që kanë qenë më herët njerëzit e moshës së tyre
Ngasësit e automjeteve, në të ardhmen mund të detyrohen t`i nënshtrohen kontrollit mbi aftësinë për të marrë pjesë në komunikacion, vetëm pas mbushjes së moshës 75 vjeçare. Për këtë propozim ka votuar sot me shumicë votash Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës, transmeton albinfo.ch mediat zvicerane. Sipas tij, kontrollimi i detyruar te mjeku shtyhet nga mosha 70 vjeçare, sa ka qenë deri tash, në atë 75 vjeçare.
Këshilli Federal ishte shprehur që më parë për një ndryshim përkatës të ligjit. Ministrja e komunikacionit, Doris Leuthard ka argumentuar se të moshuarit sot janë më të shëndetshëm dhe më vitalë se që kanë qenë më herët njerëzit e moshës së tyre. Veç kësaj duhet të forcohet vetëpërgjegjësia te vozitësit e moshuar.
Me ndryshimin e planifikuar të ligjit pritet të merret Dhoma e Kantoneve.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











