Shkurt.ch
Cyrih: Ekspozita “Kontributi i Presidentit Rugova në shtetformimin e Kosovës”
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, më datën 21 janar në bashkëpunim me Muzeun e Kosovës, Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, më rastin e 13-vjetorit të vdekjes së Presidentit Dr. Ibrahim Rugova hap ekspozitën me karakter historik “Kontributi i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova në shtetformimin e Kosovës” me bashkautorë Sadik Krasniqi dhe Besnik Rraci.
Me këtë rast, zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, që ka përkrahur këtë ekspozitë, u shpreh se “kjo ngjarje përkon edhe me frymën e veprimtarisë së Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë. Në përvjetorin e vdekjes së Presidentit Rugova, u themelua edhe zyrtarisht Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, që është hallka më e rëndësishme pas pavarësimit të Kosovës, ideal për të cilin Presidenti ia kushtoi tërë jetën dhe karrierën e tij politike”.
Ish-Presidenti Rugova sot shënoi 13-vjetorin e vdekjes së tij.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













